“Adem Jashari” edhe me dy kompani të reja

Autori:Avdyl Pajaziti

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka bërë përgaditjet dhe është në proces të planifikimit të trafikut shtesë për sezonën e lartë verore 2015.

Planifikimit të fluturimeve së fundmi iu shtuan edhe dy kompani ajrore të cilat do të fillojnë operimet nga 29 Qershori i këtij viti.

Express Airways – Kompani Sllovene me bazë në Maribor, do ti shtohet listës së kompanive ajrore që operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës duke ofruar fluturime në destinacionet si Basel/Mulhouse, Bruksel, Hannover, Dusseldorf, Stuttgart dhe Munich.

Kompania ajrore që me herët nuk ishte prezente në ANP “Adem Jashari”, do të filloj fluturimet që nga 29 Qershori në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke i operuar ato me aeroplan te tipit B 737-300 me kapacitet prej 133 ulësesh.
Poashtu, Kompania ajrore Smartlynx Airlines me bazë në Riga, e cila ka qenë prezent në tregun e Kosovës në periudhen Janar – Prill, do të filloj përsëri me fluturime nga 29 Qershori i këtij viti.Smartlynx Airlines do të ofroj fluturime në disa destinacione si Malmo, Basel/Mulhouse, Bruksel, Hannover, Dusseldorf, Stuttgart, Munich dhe Memmingen.

Me nxitjen e kompanive të reja ajrore, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës po krijon lehtësirat e mundshme për kompanitë ajrore dhe pasagjerët si dhe kontribuon ne vazhdimesi në rritjen e produkteve dhe opcioneve për udhetime në/nga ANP “Adem Jashari”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/adem-jashari-edhe-me-dy-kompani-te-reja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala