“Adem Jashari” e nisë vitin me rekorde

Autori:Zekirja Shabani

Në janar të këtij viti nga ANP ‘Adem Jashari’ janë procesuar 120,531 udhëtarë dhe 1019 fluturime, duke bërë që ky të jetë janari me numrin më të madh të trafikut në historinë e aeroportit krahasuar me muajin e njëjtë të viteve paraprake.

Në janar të vitit 2014 Aeroporti i Prishtinës kishte një numër të udhëtarëve prej 95,327, në vitin 2015 kishte procesuar 106,839 udhëtarë për të arritur më pas top shifren deri në 120,531 udhëtarë.

Kjo nënkupton se në krahasim me janarin e vitit 2014 ka rreth 26.44% rritje, ndërkaq në krahasim me muajin janar 2015 ka rreth 12.82% rritje në numër të udhëtarëvë.

Sa i përket numrit të fluturimeve ka procesuar rreth 11.72% më shumë se në vitin 2014 dhe 10.04% më shumë se në vitin 2015.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/adem-jashari-e-nise-vitin-me-rekorde/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala