Adem Grabovci: “Rasti Haradinaj, provokim i rëndë”

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci e ka quajtur provokim të rëndë ndalimin e kreut të AAK-së nga shteti slloven.
Ai ka thënë se është shqetësuese se si shtetet fqinje dhe mike të Kosovës po vazhdojnë t’ia plotësojnë apetitet shtetit serb, raporton Indeksonline.
“Vërtet ne ndajmë shqetësimin si PDK, ajo që i ka ndodhë z Haradinaj, që nuk është rasti i vetëm mbi bazën e ndjekjeve të së kaluarës që të gjithë e dinë se janë të padrejta dhe kërkojmë që këto praktika të ndërkrehen. Kemi të bëjmë me një shtet mik që kemi pasur raporte të mira dhe të bëjmë me një provokim të rëndë dhe rast i tillë është një provokim i rëndë që po i bëhet institucioneve të shtetit. Ne kërkojmë në emër të PDK-së angazhimin serioz të gjitha institucionet e vendit të tonë që këto praktika të ndërpriten njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Grabovci./Indeksonline/