Addo Group, sjell markën ‘H&M’ në Kosovë

Kosovarët nuk kanë më nevojë të shkojnë në shtetet e Evropës për të blerë rroba të brendit suedez H&M. Prishtina nga data 6 Qershor i ka hapur dyert e kësaj marke, duke e u bërë pjesë e shtrirjes globale të këtij brendi.
Lokali gjendet në qendrën tregtare, “Dardha Center”, Kalabri, dhe gjatë gjithë javës do të ketë 20 përqind zbritje në të gjitha artikujt. Duke iu bashkangjitur kësaj, “Dardha Center”, klientit të parë do ti japë një ‘Gift Card’, prej 30 eurosh, ndërsa vendit të dytë dhe tretë nga 20 euro.
Kujtim Gazideda, drejtor i “Addo Group”, thotë se në Kosovë ka vështirësi në zhvillimin e biznesit, mirëpo përkundër problemeve ata janë të fokusuar në zgjerimin e saj.
“Përkundër shumë vështirësive në zhvillimin e biznesit, ne jemi të fokusuar të zgjerohemi dhe të jemi sa më pranë konsumatorit”, shprehet Gazideda.