Ai ka postuar një fotografi nga vetura e tij me xham të thyer pas sulmit të djeshëm ndaj tij duke shkruar se janë pikërisht këta ata që natën sulmojnë e ditën thërrasin për protesta paqësore.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Abrashit në Facebook:
“Ata që ditën bëjnë thirrje për protesta “paqësore”, natën inspirojnë dhe promovojnë politikisht këto akte, e filluan me vezë, vazhduan me ngjyrë, avancuan me gaz, kurse dje me gurë e mjete tjera të forta.
Çfarë nuk do ta arrijnë kurrë, nuk mund të mbjellin frikë, as në institucione as në shoqëri dhe nuk e lëvizin dot orientimin Pro Amerikan të vendit!
Dje rrezikuan jetën, jo vetëm timen e të shoqëruesit tim, por edhe të këmbësorëve. Republika është më e fortë se sa e mendojnë anarkistët”, është shprehur Abrashi në Facebook.