Abrashi: Opozita përmes anarkisë e kaosit po kërkon regjim monist

Ministri i Punës dhe Mirëqëenies Sociale, Arban Abrashi e ka quajtur kauzë fiktive organizimin e partive opozitare kundër Asociacionit të Komunave Serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi.
Sipas tij, opozita po tenton përmes anarkisë dhe kaosit të vijnë në pushtet për të vendosur më pas regjime moniste, raporton Gazeta Fjala.
“Në kohën kur Kosovës po tentohet të i imponohen kauza fiktive, Qeveria e Republikës së Kosovës është tërësisht e angazhuar, për zhvillimin ekonomik të shtetit tonë. Pas rritjes së pensioneve, asistencës sociale dhe fillimin e pagesave të pensioneve për veteranët, po punojmë për sjelljen e investimeve të huaja”, ka shktuar Abrashi nw llogarin e tij në facebook.
Ai ka thënë se për kët ka sinjale pozitive, “por për këtë, na duhet stabilitet politik dhe shmangie nga agjendat private, që përmes anarkisë e kaosit dëshirojnë të vijnë në pushtet për të vendosur më pas regjime moniste”, ka thënë Abrashi.
Ministri Abrashi, njëherësh zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, si pjesë të urimit për festën e flamurit, ka kërkuar që të gjithë ti përkushtohen zhvillimit ekonomik e social dhe integrimit evropian/Gazeta Fjala/.