Abrashi në Gjakovë: Rritje të pensioneve deri në 100 euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, gjatë vizitës që ka zhvilluar sot në Gjakovë, u takua me përfaqësuesit dhe anëtarët e Shoqatës së Pensionistëve të Gjakovës.

Gjatë takimit,  ministri Abrashi ka dëgjuar problemet dhe nevojat e pensionistëve gjakovarë, të cilët i artikuluan kërkesat e tyre.

Pasi i dëgjoi pensionistët, ministri Arban Abrashi i njoftoi me skemën e re pensionale, e cila parasheh rritje të pensioneve deri në 100 euro.

Ministri Abrashi, po ashtu, shpjegoi se nga skema bazike jokontributdhënëse do të hiqen vetëm ata persona që nuk janë banorë rezidentë të Kosovës.

Takimi u përmbyll me pajtimin e përbashkët që konsultat me pensionistë të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Ministri Abrashi ritheksoi edhe njëherë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për pensionistët.

Ministri Abrashi, gjatë qëndrimit në Gjakovë, ëhstë takur edhe me kryetaren e Gjakovës,Mimoza Kusari.

Ai, po ashtu, mori pjesë në inaugurimin e Qendrës Regjionale  të Aftësimit Profesional në Gjakovë, e cila është e rëndësisë së veçantë për të rinjtë e Gjakovës dhe të komunave përreth.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/abrashi-ne-gjakove-rritje-te-pensioneve-deri-ne-100-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala