Abrashi: Mustafa nuk largohet, koalicioni është stabil

Autori:Avdyl Pajaziti

Në intervistën Ballë për Ballë të Shkodran Gajrakut, në kuadër të Orës së Fundit që transmetohet në Klan Kosova, për të diskutuar për vizitën dhe marrëveshjen për transferimin e disa kompetencave, të nënshkruar me kryetarin e Leposaviqit, dhe çështje tjera të sektorit që drejton, i ftuar ishte Arban Abrashi, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Abrashi tha se vizita është realizuar pa shumë zhurmë, por ka pasur rezultat. Sipas tij frika e ndjellë lidhur me veriun është e paarsyeshme pasi raportet me disa kryetarë të asaj pjese janë të mira, njofton Klan Kosova.

“Sot kemi qenë në komunën e Leposaviqit, së bashku me Zv.ministrin Gecaj, kemi shkuar për të nënshkruar një marrëveshje për transferim të kompetencave – një buxhet të vogël dhe tetë punëtorë të Punëve Sociale, dhe patëm një takim të mirë me kryetarin e Leposaviqit”.

“Disa herë jam takuar me kryetarët e Veriut në Prishtinë. Kam pasur kontakte më shumë kryetarë të asaj pjese”.

“Shumë parti, liderë kanë ndjellur frikë për veriun dhe kanë thënë se ne do të shkojmë në veri, por ne shkuam pa bërë zhurmë dhe kryem punë”.

“Integrimi kërkon kohë por jemi duke ecur në këtë drejtim”.

“Ka mundësi ndihme në fushën e punësimit për qytetarët e asaj pjese”.

Ministri poashtu komentoi edhe situatën politike në vend pas vendimit të partive opozitare për të bllokuar punën e Kuvendit të Kosovës dhe çështjen e veteranëve të luftës dhe pensioneve të tyre.

“S’ka asnjë mundësi të largimit të zotit Mustafa, koalicioni është stabil”.

“Opozita mendoj që po e tepron, sidomos me gjuhën e nacionalizmit që është gjuhë e tejkaluar”.

“Nuk i kanë numrat, po e testojnë opinionin publik përmes nënshkrimeve, por edhe po e manipulojnë dhe marrëveshjet janë komplet të kundërta nga ato që po i proklamon opozita”.

“Buxhetin për veteranë e kemi trashëguar. Nga tetori, vetëm presim numrin e saktë, fillon procesi i aplikimit dhe pastaj fillon shpërndarja e tyre”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/abrashi-mustafa-nuk-largohet-koalicioni-eshte-stabil/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala