Abrashi: Edhe 7 mijë veteran pritet t’i shtohen listës

Autori:Zekirja Shabani

Lista me 46 mijë e 230 veteranë nuk është finale. Numri i tyre pritet të rritet edhe për 7 mijë, duke i përfshirë listat e invalidëve të luftës që do ti shtohen kësaj liste.

Këtë e ka konfirmuar edhe ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Arban Abrashi për Gazetën Fjala.

“Ende nuk kanë ardhur listat e invalidëve të luftës. Pasi që të vinë listat përfundimtare ne do t’i krahasojmë dhe më pas do të shohim si do të veprojmë”, ka thënë ai për Gazetën Fjala.

Sipas tij pritet që në listën e invalidëve të jenë 6 mijë deri në 7 mijë.

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës është shqyrtuar Raporti i komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit dhe veteranit te UÇK së. Sipas raportit në Kosovë u tha që janë mbi 46 mijë veteranë.

Për numrin e madh të veteranëve, Kryeministri Mustafa në mbledhjen e Qeverisë kishte deklaruar se numri tejkalon të gjitha parashikimet dhe qëndrueshmërinë buxhetore.

“Kemi qëndrim të prerë te FMN-së. Por, me rendësi është të përmbyllet kjo evidencë dhe çështjet të mbesin për t’u trajtuar në të ardhmen. Në raportin si të tillë e pranojmë por çështjet mbesin që me tutje të rregullohen”, ka thënë ai./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/abrashi-edhe-7-mije-veteran-pritet-ti-shtohen-listes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala