Abrashi: Asnjë ultimatum s’na ndalë

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëdhënësi i Qeverisë, njëherësh ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se ultimatumet nuk janë mjet për arritjen e qëllimeve duke i cilësuar si të papranueshme në demokraci, e në të njëjtën kohë, edhe për Qeverinë e Kosovës.

“Qeveria, përmes programit qeverisës vetëm se ka adresuar disa nga shqetësimet e qytetarëve, prandaj disa nga kërkesat e treshes opozitare, tanimë janë të skaduara”, ka thënë Abrashi.

Zëdhënësi i qeverisë tha se opozita duhet të shfrytëzojë mundësitë institucionale për ndërtimin dhe propozimin e politikave më të mira publike, sepse, sipas tij, “performancat e paarsyeshme në rrugë e sheshe, nuk zgjidhin sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova”.

“Sidoqoftë, agjenda e Kosovës është agjenda e integrimit evropian, agjendë e cila e obligon Kosovën të tregojë pjekuri për shtetndërtim dhe asnjë ultimatum nuk do të na ndalë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës”, ka përfunduar Abrashi.

Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA, të shtunën kanë organizuar një protestë të thirrur për ç’kapjen e shtetit nga pushteti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/abrashi-asnje-ultimatum-sna-ndale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala