Abdixhiku: Me një opozitë si kjo, secila kauzë është e humbur

Analisti Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook i ka gjykuar veprimet e dhunshme të opozitës, derisa ka shtuar se me një opozitë si kjo, secila kauzë është e humbur e secili pushtet mund ta ketë gjatë e rehat.
Lexoni postimin e plotë të Abdixhikut:
Për ta thënë troç,
Me një opozitë si kjo, secila kauzë është e humbur e secili pushtet mund ta ketë gjatë e rehat. Të rrinë shlirë se shërbim më të mirë s’mund të marrin kurrë.
Huliganizëm, vandalizëm e komandantizëm kemi pasë boll tash e 16 vjet. Gangsterë për gangsterë, jo – ju faleminderit!