AAK: Vendimi i Kushtetueses skandaloz për drejtësinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është aspak e befasuar me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, që as të mos e pranojë për shqyrtim kërkesën e Opozitës për vleresimin e ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë krijimin e Gjykatës Speciale.

“Ne nuk kemi pasur pretendime se vendimi i Gjykatës mund të jetë tjetër, por kemi shpresuar se kjo Gjykatë mund të ketë ndryshuar qasjen ndaj politikës, bile kur bëhët fjalë për atakimin e sistemit gjyqësor, sic ka ndodhur me amandamentin për Gjykatën Speciale”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

“Por duket se Gjykata Kushtetuese ka mbetur e infektuar deri në palcë nga politika. Konsiderojmë që me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, ky institucion e ka shpallur veten ‘NUL’, sepse Gjykata Speciale, nuk do ta njohë si autoritet gjyqësor as Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”.

AAK thotë se, “ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, e cila për shkak të ndikimeve politike s’po mundet as të kompletohet me të gjithë gjyqëtarët, është një shembull skandaloz për gjyqësinë kosovare|.

“Do të dëshmohet se pasojat e kë tij vendimi do të jenë afatgjate”, thuhet në kumtesë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aak-vendimi-i-kushtetueses-skandaloz-per-drejtesine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala