AAK vazhdon protestën para amasadës së Sllovene

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryesia e AAK-së ka vendosur që të vazhdojë protestën para Ambasadës sllovene në Kosovë derisa të rikthehet lideri Ramush Haradinaj në Kosovë.
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini i ka ftuar qytetarët që të shprehin pakënaqësitë rreth këtij veprimi të Sllovenisë.

Po ashtu ai tha se do t’iu drejtohen me një letër institucioneve te Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Edhe nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi tha se i kanë kërkuar ambasadorit slloven në Kosovë që të lirohet sa më shpejt Haradinaj dhe të kërkoj falje për këtë veprim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aak-vazhdon-protesten-para-amasades-se-sllovene/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala