AAK thotë se Stavileci ka bërë deklarata  ofenduese

Autori:Avdyl Pajaziti

Grupi Parlamentar i AAK-së ka mbajtur të merkuren një konferencë për media me temën “Shtimi i popullsisë nuk është pengesë për zhvillim ekonomik”.

Haki Shatri ka folur rreth kësaj çështje duke vlerësuar se faktori njeri është faktori më i rëndësishëm i zhvillimit dhe si i tillë kërkon përkushtim dhe vëmendje të shtetit.

“Reprodukimi i popullsisë po ashtu duhet të vështrohet dhe trajtohet në kuadër të riprodhimit të tërësishëm shoqëror. Për shkak të specifikave që ka zhvillimi i faktorit human, politikat dhe masat e zhvillimit të tij kanë karakter strategjik/30 deri në së paku 100 vjet”, ka thënë Shatri.

Ai vlerëson se mendimi i ministrit Blerand Stavilevci ishte jo profesional, jo etik dhe ofendues.

Në konferencë kryetarja e Gurpit Parlamentar të AAK-së Donika Kadaj – Bujupi ka folur për premtimet e ish-kryeministrit Thaçi i cili me 20 prill 2014, kishte premtuar nga 300 euro për çdo fëmijë të posalindur.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aak-thote-se-stavileci-ka-bere-deklarata-ofenduese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala