AAK: Të vrarët në Kumanovë janë heronj

Aleanca për Ardhërinë e Kosovës ( AAK), ka vlerësuar se të gjithë të vrarët në Kumanovë që ishin pjesë e UÇK-së, duhet të varrosen me nderime prej dëshmori meqë këtë e parasheh edhe ligji për veteranët.
“Kemi një ligj në fuqi dhe do të duhej të përfillej, kjo tezë vlenë gjithkund” – ka thënë Riza Smaka, Udhëheqës i Departametit për Drejtësi në AAK.
Ai këto vlerësime i dha në një konferencë për media, ku deklaratat për ngjarjet në Kumanovë të ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hysenit se ishte i informuar pëe atë që do të ndodhë atje, i quajti veprime të pa matura. Ai tha se kësisoi Hyseni është dashur të shkarkohej.
“Ministri një herë tha se e kam ditur se çka do të ndodhë e një herë nuk e kam ditur, për këtë deklaratë ai do të duhej të shkarkohej”- është shprehur Smaka.
Ndërsa Ernest Luma nga kjo parti ka thënë se nuk ka dyshim se të vrarët në Kumanovë janë heronj.