AAK synon kthimin e Pejës

Duke qenë i bindur në kthimin e qeverisjes në Pejë, Ali Berisha ka shpallur të hapura punimet e kuvendit të degës së AAK në këtë komunë nga i cili kuvend do të dalin strukturat e reja udhëheqëse partiake.
Berisha ka falënderuar aktivistët, anëtarët, bashkëpunëtorët dhe votuesit për punën e përbashkët. Derisa në strukturat e partisë janë rritur zërat për ri-kandidimin e Ali Berishes edhe për një mandat, ky i fundit edhe sot ka lënë të kuptohet se AAK e Pejës do ta fitojë kryetarin e ri.
Ramsuh Haradinaj që ka përcjellë punimet, është shprehur i bindur në fitoren e AAK-së në Pejë, raporton Tv Dukagjini.
“Fitorja juaj nis sot. Puna e Kryetarit Berisha dhe reformat e thella bazike në këtë degë janë binomi i fitores në këtë komunë”, ka thënë Haradinaj.
AAK në Pejë sipas statutit 7 ditë pas punimeve të sotme do ta fitojë lidershipin e ri.