AAK: Shkarkimi i Rektorit të UP-së, kryekput vendim politik

Autori:Avdyl Pajaziti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se shkarkimi i rektorit Ramadan Zejnullahu, është një lajm i keq për Universitetin dhe për shtetin. Deklaratat e përfaqësuesve institucionalë shtetërorë, që janë përgjegjës për gjendjen e rëndë në këtë institucion, sipas AAK-së, janë hipokrizi.

Përmes një komunikate për media kjo parti thotë se shkarkimi politik i Rektorit, duhet të shndërrohet në kauzë qytetare që të fillojë spastrimi i këtij institucioni, nga kriminelët akademikë e financiarë, njëherë e mirë.

“Ne mbështesim çdo nismë që për qëllim ka kthimin e normalitetit në Universitetin e Prishtinës! Poashtu mbështesim një hetim për identifikimin e shpërdorueseve të dijes dhe shkencës si dhe hapjen e këtij institucioni për kuadro të mirëfilltë akademikë”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

AAK thotë se shteti dhe shoqëria civile duhet t’i identifikojë militantët politikë që kanë uzurpuar këtë institucion dhe ata që shkarkuan rektorin sipas AAK-së, duhet të vetëshkarkohen.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aak-shkarkimi-i-rektorit-te-up-se-kryekput-vendim-politik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala