AAK: Nuk ka votim të buxhetit me bllokadë në Kuvend

Autori:Avdyl Pajaziti

AAK te dielën akuzoi qeverinë e Kosovës se me politikat e saj po humb shpresën tek qytetaret për një jetë më të mirë.

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës, vlerëson se ky buxhet do të krijojë rritje të varfërisë dhe të papunësisë.

Ilirana Gafurri nga departamenti i punës dhe mirëqenies sociale brenda kësaj partie, ka deklaruar se Qeveria po planifikon që me 24 milionë euro të ndarë për këtë kategori, po pretendon të blejë paqen socio-ekonomike.

“I rikujtojmë kryeministrit dhe kësaj qeverie se paqja socio ekonomike nuk fitohet me 24 milionë, po krijohet me krijimin e vendeve të reja të punës, me ato 12 mijë vende që i keni premtua dhe rritje të zhvillimit ekonomik dhe kur kjo qeveri planifikon një buxhet i cili gjeneron rritje ekonomike mbi 8 për qind atëherë mund të themi se veç se kanë filluar me ulë papunësinë”, ka theksuar Gafurri.

Sipas saj, kjo qeveri në vitin 2016 mund të bëjnë gjithçka por jo vetëm atë çka po pretendojnë sipas saj, për paqen socio-ekonomike.

Derisa Haki Shatri tha se ky buxhet nuk është zhvillimor por konsumues dhe se sipas tij nuk është paraparë rritje ekonomike.

Shatri theksoi se, me këtë planifikim të buxhetit, Kosovës në tri vitet e ardhshme do të rritet niveli i papunësisë dhe i varfërisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aak-nuk-ka-votim-te-buxhetit-me-bllokade-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala