AAK: Mustafa të kthehet në Kosovë për zgjedhje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me anë të një komunikate për media ka shpalosur qëndrimet e veta rreth raundit të ri të bisedimeve në Bruksel, mes Kosovës dhe Sërbisë dhe pjesëmarrjes së kryeministrit Mustafa atje.
AAK ka thënë se kryeministri Isa Mustafa s’ka më legjitimitet për përfaqësim të Kosovës në bisedime.
“AAK, konsideron se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku konstatohet se Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, është në kundërshtim me Kushtetutën, kryeministri i Kosovës e ka humbur legjitimitetin që ta përfaqësojë Kosovën në çfarëdo bisedimesh. “
“Aq më tepër ai nuk mund të ketë mandat që të diskutojë të njëjtat çështje, të cilat i ka negociuar një herë dhe i ka nënshkruar në kundërshtim me Kushtetutën,” thuhet në reagimin e AAK-së.
Më tej thuhet se kryeministri duhet të kthehet në Kosovë për zgjedhje të reja.
“Krejt çka mund të bëjë ai, është që të kthehet në Kosovë, dhe ta hapë rrugën që vendi të dalë nga kriza politike, duke shkuar në zgjedhje të parakohshme,” përfundon reagimi i AAK-së.