AAK: Mustafa e Thaçi po nxisin anarki

Autori:Avdyl Pajaziti

AAK ka vlerësuar se arrestimi i deputetëve, Donika Kadaj, Pal Lekaj, Besa Baftiu si dhë tërheqja zvarrë e deputetëve të tjerë opozitarë nga salla e Kuvendit, janë veprime të një shteti policor.

“Ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, jemi të tmerruar me skenat e sotme në Kuvendin e Kosovës dhe me gatishmërinë e krerëve të pushtetit, që të shkatërrojnë gjithçka për të mbrojtur pozitat e tyre. ”

“Pas ofendimit të një populli të tërë ditën në protestën e 17 shkurtit, ky pushtet sot i është vërsulur deputetëve të opozitës, bash si të ishte një pushtet diktatorial”.

“Ky pushtet është vonuar në adresimin e kërkesave të vazhdueshme të opozitës dhe gjithmonë i ka dalë keq. Ai po vonohet edhe në adresimin e kërkesës së panegociueshme për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, si rrugë e vetme për ta nxjerrur vendin nga kriza”.

Sipas AAK-së, ky pushtet e ka tepruar dhe duhet të heqë dorë nga të gjitha përgjegjësitë që po i mban.

“Populli i Kosovës e as deputetët e tij, nuk nënshtrohen as me kërcënime e as me dhunë policore. Prandaj përgjegjësit kryesor për çfarëdo eskalimi të mundshëm të situatës, janë ata që sot po luajn me nervat e me ndjenjat e popullit dhe të opozitës” thuhet në një kumtesë për media të kësaj partie.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aak-mustafa-e-thaci-po-nxisin-anarki/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala