AAK, Muhaxherit: Merru me problemet e qytetarëve, jo me shpifje

Autori:Avdyl Pajaziti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë tha të mërkurën se shpifjet e bëra ditëve të fundit nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri po bëhen edhe për të mbuluar defektet që ka qeverisja lokale dhe rënia e besimit tek qytetarët e kanë shqetësuar dhe detyruar të përdorë këto metoda.

AAK në Pejë ka adresuar në mori pyetjesh për kryetarin e Pejës, duke u shprehur se pse i ka gënjyer qytetarët e Pejës me premtime elektorale që tashmë nuk mund të mbajë asnjë premtim të vetëm.

AAK po ashtu e pyet Muhaxherin se pse janë zvogëluar investimet kapitale dhe se si përfituesit e grandeve janë militantët partiak të tij.

“Me të gjitha këto e shumë e më shumë pyetje si këto do të duhej të merret Kryetari i Pejës ngase e garantojmë se me këto metoda të shpifjeve më nuk do të fiton zgjedhjet ngase tashmë të gjithë i kanë kuptuar këto metoda dhe në rastin e parë që do ju jepet qytetarët do ta ndëshkojnë për të dyja edhe për mospunë edhe për këto faqe të zeza që po i bënë me shpifje”, thekson AAK.

“Peja nuk e meriton një Kryetar të tillë shpifës, papunëtor e mashtrues. Qytetarët e Pejës gjithnjë janë treguar dhe do të tregohen mirënjohës dhe krenar për luftëtarët e saj dhe Komandantit Ramush Haradinaj. Jo 20 vjet por kurrë nuk do të vijë koha e largimit të tyre ngase ata janë vetë vlera e kombit. Faqet e zeza që Kryetari i Komunës po mundohet të ja vesh të tjerëve në fund do t’i mbajë për vete”, thuhet në komunikatë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aak-muhaxherit-merru-me-problemet-e-qytetareve-jo-me-shpifje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala