AAK mohon arritjen e marrveshjes me partitë në pushtet

Janë mohuar deklaratat se është duke u arritur një marrëveshje mes Aleanca për Ardhmërine e Kosovës dhe dy partive të kualicionit për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Muharrem Nitaj anëtarë i kryesisësë AAK-së, tha për Gazetën Fjala se nuk janë të vërtët deklarata e publikuara në media .
Sipas Nitës, AAK nuk ka marrë asnjë ftesë për asnjë marrëveshje nga asnjë parti politike.
“AAK është e hapur të takohet me të gjithë ata që kanë fuqi të ndikojnë në tërheqjen e marrëveshjeve që janë të dëmshme për ne dhe intergritetinndhe rendin kushtetues:, tha Nitaj.
Nitaj thotë se nuk e ka për qëllim që ta rrëzoj nga pushteit Isa Mustafën e Hashim Thacin sic po mundohen këta të fundit ta paraqesin, kundërshtimin e kësaj partie për marrëveshjet.
“Ne kërkojmë qe njerëzit që e kanë fuqinë dhe pushtetin të reflektojnë dhe të heqin dorë nga këto dy marrëveshje në mënyrë që vendit ti kthehet normalitetit”, tha ai.
Gjatë ditës mediat raportuan se situata politike është afër zhbllokimit, pasi që PDK, LDK dhe AAK kanë bërë hapa përafrues më njëra-tjetrën në pikën që partia opozitare kishte më së shumti vërejtje – çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.