AAK: Me vendimin e Gjykatës, Kosova po hyn në diktaturë!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se vendimi i Gjykatës Themelore duke i shqiptuar masën e paraburgimit 30 ditësh, deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, përfundimisht ka dëshmuar se vendimi është politik dhe ky është hapi i parë i një kalimi nga demokracia parlamentare në një sistem diktatorial.
“Për AAK’në si parti dhe për grupin parlamentar të saj, ky vendim është I porositur nga pushtetarët dhe si i tillë edhe i papranueshëm”.
“Në mungesë të një reflektimi të Presidentës, dhe Kryetarit të Kuvendit për të mbrojtur integritetin e deputetit të zgjedhur nga populli, AAK nuk do të qetësohet derisa deputetja Donika Kadaj-Bujupi të mos jetë e lirë”.
“Përgjegjësinë nga çdo pasojë që del nga ky vendim e bartin urdhërdhënësit e arrestimit politik” thuhet mes tjerash në kumtesën për media të këtij subjekti politik