AAK: Mbajtja e seancës ishte provokim

Shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës, që është nën dikatatin e Qeverisë dhe të Kryeministrit, është përgjëgjëse për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës. Përpjekja e tyre, për ta zhvilluar senacën sikur gjithcka është normale, është një provokim i hapur për opozitën dhe një përpjekje për t’i shmangur dështimet e kësaj shumice.
Qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë se shfaqja e sotme në Kuvend nuk është zgjedhje e opozitës, por veprim i domosdoshëm.
Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në kundërshtimin e dy dështimeve historike të kësaj qeverie, sic janë Demarkacioni dhe Asociacioni.
Prandaj e ftojmë shimicën parlamentare dhe liderët e tyre Mustafa e Thaçi, që t’i japin vendit zgjidhje dhe gjithçka të rikthehet në normalitet. Në të kundërtën ata do të jenë përgjegjës për eskalimin e mundshëm të situatës.