AAK: Lirojini Kurtin dhe Kadaj-Bujupin

Autori:Avdyl Pajaziti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se mbajtja në paraburgim e deputetës Donika Kadaj-Bujupi si dhe arrestimi i sotëm i deputetit Albin Kurti, si dhe shumë aktivistëve të tjerë të VV-së, brenda selisë,  është i papranueshëm dhe nuk ndikon në qetësimin e situatës.

“Tubimi i sotëm madhështor në Prishtinë, ishte një manifestim qytetar i kundërshtimit të dy marrëveshjeve, që përfundoi pa asnjë incident”.

“Ngjarjet e mëpastajme po bëhën me qëllim të zbehjes së një kundërshtimi kaq popullor”.

AAK thekson se kundërshton aksionet e pushtetit për përndjekjen e Opozitës dhe kërkon nga krerët institucionalë, që të mos e instrumentalizojnë policinë e shtetit për qëllime politike.

“Deputetët duhet të jenë të lirë dhe ata nuk mund të arrestohen për shkak të veprimtarisë së tyre politike, prandaj kërkojmë lirimin e mënjëhershëm të tyre” thuhet në reagimin e partisë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aak-lirojini-kurtin-dhe-kadaj-bujupin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala