AAK: Kryeministri reflektoi, jemi të gatshëm për bashkëpunim

Autori:Avdyl Pajaziti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)  i është përgjigjur kryeministrit Mustafa ku ky i fundit ka thënë se për demarkacionin Kosovë – Mali i Zi, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian ekspertizë profesionale, e të njëjtën sipas tij, do ta bëjë edhe me SHBA-në.

AAK thotë se edhe pse ende nuk i kanë detajet e propozimit , e mirëpresin gatishmërinë e tij për të reflektuar.

“Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, sot paska dalë më një propozim të ri, rreth mundësisë së zgjidhjes së çështjes së demarkacionit me Malin e zi. Megjithëse ne ende nuk i kemi detajet e propozimit të tij, e mirëpresim gatishmërinë e tij për të reflektuar. Sa i përket propozimit të kryeministrit për demarkacionin me Malin e Zi, ai duhet të na japë informata shtesë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Nëse kryeministri, sipas këtij subjekti, është i gatshëm që ta zgjidhë këtë çështje, atëherë nuk është e nevojshme të komplikohen gjërat.

Ai, sipas AAK-së, duhet ta shkarkojë komisionin ekzistues, duhet ta zhvlerësojë punën e tij(marrëveshjen) dhe tek më pastaj të krijohet një komision i ri, edhe me ekspertë ndërkombëtar edhe me ekspert vendor.

“Nëse në një situatë të tillë, kërkohet që ne të jemi pjesë e atij komisioni, sigurisht se ne do te jemi të gatshëm që ta japim kontributin tonë”, ka përfunduar AAK.

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aak-kryeministri-reflektoi-jemi-te-gatshem-per-bashkepunim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala