AAK: Kryeministër reflekto

Autori:Avdyl Pajaziti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke reaguar ndaj deklarimit të sotëm të kryeministrit Mustafa, thotë se është për keqardhje që Kryeministri i vendit, nuk ka kuptuar asgjë dhe kundërshtimin e më shumë se 200 mijë qytetarëve të marrëveshjeve që i ka nënshkruar vetë, i cilëson probleme joreale.

Në një reagim të saj, AAK thotë se nuk është aspak e vërtetë që nuk ka pasur dëshmi, që i kundërshtojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

“Ato kanë qenë shumë dhe nga shumë burime, por kryeministri nuk e ka parë të arsyeshme, as t’i dëgjojë ato, e lere më t’i konsiderojë”, thuhet në reagimin e AAK-së.

AAK thotë se “nuk është ‘hyxhymi’ i Opozitës për të ardhur dhunshëm në pushtet, por shqetësues është hyxhymi i Kryeministrit që dy marrëveshjet kontestuese, t’i bëjë akt të kryer”.

“Kryeministër refletoni, siç paskeni filluar të reflektoni, dhe riktheni marrëveshjet që t’i diskutojmë bashkarisht dhe mos provoni që të na i impononio si akt kë kryer, dhe vazhdojeni qeverisjen me sfidat tjera të rënda, pse jo edhe me mbështetjen tone. Kryeministri është i obliguar që ta dëgjojë zërin qytetarë, por edhe të opozitës, dhe të mos veprojë me logjikën diktatoriale se çka është prolem real dhe joreal”.

“Reflektimi i tij është i thjeshtë, i domosdoshëm dhe në interes të funksionalitetit e të stabilitetit të vendit. Edhe njëherë i bëjmë thirrje atij dhe gjithë të tjerëve që të kenë një qasje konstruktive ndaj këtyre dy cështjeve, jetike për vendin, dhe të mos barrikadohen në pozitat e ‘pushtetit të gjithfuqishëm’, e neve t’na detyrojnë që të mos zgjedhim as mjete për t’i kundërshtuar.

Është koha e fundit për maturi dhe qetësi politike e jo për kryeneqësi e selame nga Facebooku!”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aak-kryeminister-reflekto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala