AAK: Krizën që e shkaktoi qeveria, s`mund ta zgjidhë policia

Autori:Gazeta Fjala

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se përpjekjet e pushtetit për të vazhduar me çdo kusht seancat plenare, dhe pushtimi i Kuvendit me forca speciale të policisë, janë shkelje e rëndë e demokracisë parlamentare dhe vendosje e një sitemi policor.

“Kriza politike në vend është shkaktuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo nuk mund të zgjidhet me polici e as me masa represive, por vetëm me mjete politike” thuhet në një komunikatë për media të AAK-së.

Sipas këtij subjekti politik, përjashtimi i opozitës nga Kuvendi, burgosja në masë e deputëve, dhunimi i tyre nga policia, invadimi dhe demolimi i zyrave të partive opozitare, e masa të tjera të ngjashme, janë të papara për botën demokratike dhe këto nuk do të mund të kalojnë pa u ndëshkuar.

“Pushteti e ka humbur rrugën dhe po e çon vendin në diktaturë. Po shihet se ky pushtet nuk mund të mbahet ndryshe përpos me polici, por ai do të përfundojë me turp”.

“Opozita e Bashkuar nuk do të heqë dorë as sot e asnjëherë nga kauza e saj e drejtë, pavarësisht dhunës së tmerrshme që po bëhët kundër saj”, thuhet mes tjerash në kumtesë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aak-krizen-qe-e-shkaktoi-qeveria-smund-ta-zgjidhe-policia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala