AAK kërkon kompletimin e bordeve të Ndërmarrjeve Publike

Autori:Avdyl Pajaziti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar ndaj mos emërimit të anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike tash e sa kohë. Kjo sipas tyre po bëhet për shkak se koalicioni qeverisës nuk i ka bërë pazaret politike ashtu siç duhet.

Ata kanë reaguar edhe ndaj mos kompletimit të bordeve të agjencive të pavarura që janë të mbikëqyrura nga Kuvendit.

Deputeti Pal Lekaj, anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik në Kuvendin e Kosovës, gjatë një konference për media ka thënë se ndërmarrjet publike kanë kohë që janë pa borde dhe përkundër faktit se Qeveria ka premtuar se në fund të shkurtit do t’i kompletojë ato, kanë kaluar më shumë se një muaj dhe kompanitë ende nuk kanë borde.

“Janë pazare politike të dy partive dhe listave tjera që janë në koalicion qeverisës sepse nuk e kanë bërë pazarin ashtu siç duhet dhe kjo ndikon drejtpërdrejti në funksionalitetin e këtyre bordeve.. qeveria ka sjellë praktikantë ministra që nuk e kanë pranuar me kompetencë pozitat e tyre që i kanë marr nga kryeministri”, ka thënë ai.

Ai shtoi se në 100 ditshin e Qeverisë së Kosovës ka mjaft dështime dhe prolongime që shkojnë drejtpërsëdrejti në zhvillimin ekonomik.

Kurse, Zenun Elezi, ekspert në Minera – Gjeologji, tha se AAK e sheh si problem moskompeltimin e bordit për miniera dhe minerale, i cili nuk funksionon që nga maji i vitit të kaluar.

“Kur flitet për gjigandin Trepça, e cila me të drejt nuk mund të funksionojë pa licencë sepse licenca iu ka skaduar janë shumë operatorë të tjerë që funksionojnë në këtë veprimtari të cilat janë të diskriminuar për tender të shumë ngase kriteret e veçanta janë posedimi i licencave dhe shumë nga këto kompani i kanë humb licencat si pasojë e mos funksionimin të bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera“, ka thënë ai.

Ata thane se Qeveria duhet të jetë shumë më efikase dhe të zgjedhë këtë problem, gjithnjë duke mos dërguar në borde militantët politik.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aak-kerkon-kompletimin-e-bordeve-te-ndermarrjeve-publike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala