AAK: Ja keqpërdorimet e Mimoza Kusarit

Autori:Avdyl Pajaziti

AAK-ja e Gjakovës ka hedhur një varg akuzash në drejtim të kryetares së kësaj komune, Minozqa Kusarit.

“Rënia e shpenzimeve në investime kapitale në 25,94 % është tregues se Komuna nuk ka program për zhvillim ekonomik”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.

AAK-ja ka theksuar se vetëm kryetarja ka shpenzuar 13,488 euro për Dreka Zyrtare, për mëditje jashtë vendit 6,880 euro, karburant për automjete 4,182 euro.

“Ne nuk po kuptojmë shpenzimet shumë të mëdha tek drejtori i Administratës të harxhojë për dreka zyrtare 10,617 euro. Kjo na duket e pakuptimtë. Po ashtu dhe drejtoria e Arsimit në dreka zyrtare ka shpenzuar një vlerë të madhe prej 12,522 euro. Kërkojmë arsyetime për këto shpenzime”, thuhet në komunikatë.

Sipas kësaj partie, nga të hyrat e saj, Komuna e Gjakovës i ka të pa arkëtuara 5,695,799 euro, pa obligime të ndërmarrjeve shoqërore në vlere 2,906,693 drejtorit që planifikojnë në participimin e të hyrave komunale, planifikimin e bëjnë më të ulet që në fund të vitit të raportojnë kinse e kanë tejkaluar planin buxhetor.

“Ne si opozitë ju kujtojmë që ekzistojnë 70 lloje të të hyrave Komunale, keni ngecje të madhe në inkasimin e të hyrave nga Tatimi në pronë”, thuhet në komunikatë.

Sipas AAK-së së Gjakovës, Drejtoria e urbanizmit ka planifikuar të hyra në vlerë 296,000 euro ka realizuar 188,297 euro apo 63 % te planifikimit, duke u bazuar edhe në ligjin mbi legalizime drejtoria në fjale ka dështuar në inkasimin e të hyrave vetanake, pastaj drejtoria e zhvillimit ekonomik ka realizuar planin vetëm 42.7 % , tregues i cili na tregon se kjo drejtori ka ngecje jo në inkasimin e të hyrave vetanake por edhe në zhvillimin ekonomik.
AAK i thotë Komunës se në raportin e shpenzimeve “keni pasur ulje të shpenzimeve të naftës nga 197,935 euro në vitin 2013, në vlerën 142,962 euro në vitin 2014, ndërsa në pozicionin dru për ngrohje që ne vitin 2013 shpenzimi ka qenë në vlerë 32,236 euro keni shpenzime enorme në vitin 2014 në vlerë 108,634 euro, në një pozicion ka ulje të shpenzimeve, ndërsa në pozicionin tjetër keni rritje”.

“Po ashtu duke organizuar ankand publik keni shitur në vlerë simbolike automjetin zyrtar audi A6 të zyrës së Kryetarit në vlerë 8,150.00, vlera e të cilit ka qenë 27,000 euro duke dëmtuar në formë indirekte buxhetin e varfër të Komunës”, thuhet në këtë komunikatë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aak-ja-keqperdorimet-e-mimoza-kusarit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala