AAK-ja e pavendosur për ftesën e Jahjagës

Autori:Avdyl Pajaziti

Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Muharrem Nitaj ka konfirmuar për Gazetën Express se Opozita s’ka qëndrim të prerë rreth pjesëmarrjes së Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt e Visar Ymerit në takimin e së hënës te Presidentja.
Nitaj ka thënë se në takimin e sotëm të liderëve opozitarë s’është marrë kurrfarë qëndrimi rreth kësaj teme.
“Në takimin e sotëm nuk kanë marrë një qëndrim të prerë rreth pjesëmarrjes në tryezës së Presidentes. Pjesën më të madhe të takimit ua ka marrë protesta e 17 Shkurtit”, ka thënë Nitaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aak-ja-e-pavendosur-per-ftesen-e-jahjages/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala