AAK gati për protestë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës edhe zyrtarisht ka filluar mobilizimin për protestën gjithëpopullore që do të organizohet të shtunën.
Të gjitha degët e AAK-së kanë ftuar aktivistët, strukturat, anëtarësinë, dhe gjithë qytetarët që të
marrin pjesë masovikisht në protestën e nesërme.
“AAK rithekson se Kosovës dhe popullit të saj përditë e më shumë po u shterren mundësitë institucionale për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për të çuar vendin përpara”
Aleanca beson se në demokraci qytetarët kanë të drejtë të protestojnë kur pushteti fillon t’i cenojë interesat e tyre.
“Në këto rrethana qytetarët më shumë se kurrë kanë arsye për të protestuar kundër ngulfatjes së lirisë dhe perspektivës së tyre për një jetë më të mirë”.