AAK e Pejës kërkon hetime për shkeljet në komunë

Ditëve të fundit zyrtarët e Komunës kanë dalë në media duke akuzuar njëri tjetrin për dëmtim të buxhetit, veprime të kundërligjshme, dhe ka pasur edhe pezullim nga puna për shkak të publikimit të dokumenteve që akuzojnë zyrtarët e ndryshëm Komunal, ndërsa që Prokuroria ka nisur hetimet për të vërtetuar abuzimet me detyrën zyrtare, dëmtimin e buxhetit dhe shkeljeve të tjera ligjore nga ana e zyrtarëve të komunës së Pejës, thotë kumtesa nga kjo parti.
AAK-ja i bënë thirrje Institucioneve të Komunës dhe sidomos atyre të Drejtësisë që të hetojnë secilën akuzë të përmendur nga vet zyrtarët e Komunës në media, të krijojnë hapësirë dhe kushte për të kryer hetimet dhe më pastaj nëse shkelësit të dënohen në mënyrë që Institucionet e Komunës të çlirohen nga këta individë që kanë abuzuar me detyrat zyrtare dhe Institucionet të kryejnë detyrat për çfarë janë krijuar pra të shërbimit ndaj qytetarëve.
Ndëshkimi i shkelësve eventual te ligjit do te ishte shembull i funksionimit te ligjit, parandalim i rasteve të tilla në të ardhmen por edhe forcim i institucioneve komunale
t