AAK: Donika arrestohet me urdhër të politikës

Autori:Avdyl Pajaziti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar se sot në orët e hershme të mëngjesit, forca të mëdha policore kanë arrestuar deputeten e AAK-së, Donika Kadaj, në dalje të shtëpisë së saj.

AAK, përmes një komunikate dërguar mediave, u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që të “mos shndërrohen në vegla të pushtetit duke zbatuar urdhra politike të të korruptuarve dhe kriminelëve institucional: Mustafës, Thaçit dhe Veselit”.

“AAK së bashku me opozitën është e vendosur të mos lejojë kalimin e dy marrëveshjeve: Asociacionin dhe Demarkacionin, përkundër shantazheve të pushtetit të korruptuar dhe kriminal, i cili është vënë në tërësi në funksion kundër interesave të shtetit duke cenuar rendin kushtetues dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e këtij subjekti politik.

AAK kërkon lirimin sa më parë të deputetes, Donika Kadaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aak-donika-arrestohet-me-urdher-te-politikes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala