AAK dhe Nisma reagojnë për bastisjen e zyrave të VV-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Dy subjektet opozitare AAK dhe Nisma kanë reaguar për bastisjen e zyrave të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.
AAK i merr me shqetësim njoftimet se Policia e Kosovës, pas orarit të punës dhe pa praninë e deputetëve, i ka bastisur zyrat e Grupi Parlamentar të VV’së, në Kuvendin e Kosovës.

“Këtë veprim të policisë, e cilësojmë presion, politikisht të kalkuluar, mbi deputetët e Vetëvendosjes, të cilët tashmë janë pjesë e një fronti të përbashkët opozitar për kundërshtimin e Asociacionit dhe Demarkacionit”, thuhet në reagimin e AAK-së, transmeton Koha.net.

Kurse Nisma për Kosovën konsideron se bastisja nga ana e policisë të zyrave të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës si dhe presioni policor ndaj deputetëve, duke i ftuar në intervistë dhe duke i kërcënuar me arrestim deputetët Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu në lidhje me veprimet e fundit të opozitës në Kuvend janë veprime pa precedent të pushtetit aktual, veprime këto që nuk kanë guxuar assesi që të ndodhin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aak-dhe-nisma-reagojne-per-bastisjen-e-zyrave-te-vv-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala