AAK dënon hedhjen e bombës para shtëpisë së Valon Llukës

Autori:Avdyl Pajaziti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka dënuar aktin e vendosjes së bombës para shtëpisë së biznesmenit Valon Lluka, që është djali i asamblistit të AKR-së në Gjakovë, Masar Lluka.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Dega në Gjakovë me shqetësim morri lajmin për një akt qyqar në familjen Lluka. Qytetaret e Gjakovës nuk e meritojnë të përballen me akte të tilla”, thuhet në reagimin e AAK-së.

AAK kërkon nga organet e rendit dhe të drejtësisë që sa më shpejtë të zbardhet rasti dhe akteret të marrin dënimin e merituar”./Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aak-denon-hedhjen-e-bombes-para-shtepise-se-valon-llukes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala