AAK: Dënimi i policëve më nëntë vjet burg, është skandaloz e politik

Autori:Avdyl Pajaziti

Dënimi i djeshëm i Policëve të Kosovës me gjithsej nëntë (9) vjet burgim, sipas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është skandaloz dhe dënim politik.

Ky subjekt politik thotë se, këta zyrtarë policorë janë dënuar politikisht për shkak se kanë zbatuar ligjin, duke reaguar në detyrën zyrtare të tyre ndaj njerëzve të armatosur (truprojet) e Vulinit, në vitin 2013, raporton lajmi.net.

“Por, për shkak se kanë zbatuar ligjin ndaj këtyre serbëve të armatosur, policët janë dënuar rëndë. Kjo është dorëzim i shtetit të Kosovës ndaj Serbisë dhe ndëshkim politik ndaj policëve”, thuhet në njoftimin  tyre.

Më tutje AAK, thekson se Qeveria e Kosovës, e ndikuar direkt prej agjendës politike të Serbisë, duhet të reflektojë në të këqijat që po i bëjnë për çdo ditë e më tepër.

“ Edhe për Asociacionin, edhe për Demarkacionin, edhe për dhunën që po përdorin, por edhe për ndëshkimin politik që i kanë bërë dje policëve. Thjesht, Qeveria e Kosovës i la në baltë dhe poshtëroi policët, duke mos u ofruar asnjë lloj mbrojtjeje”, ka shtuar AAK.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aak-denimi-i-policeve-me-nente-vjet-burg-eshte-skandaloz-e-politik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala