AAK bllokon rrugën Prishtinë Mitrovicë

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës -së në Vushtrri ka bërë të ditur se do ta mbështesë një aksion të banorëve të fshatit Lumi i Madh, për bllokimin, për disa minuta të rrugës Prishtinë Mitrovicë.
Sipas AAK-së një gjë e tillë do të bëhet në shenjë proteste pasiqë banorëve të këtij vendbanimi nuk u është mundësuar qasja në këtë rrugë.
Dega e partisë së Ramush Haradinajt në Vushtrri thekson në një kumtesë për media se ka kërkuar edhe në Asamblenë Komunale të Vushtrrisë që të gjendet një zgjidhje për këtë çështje por sipas tyre, ajo nuk është përfillur nga pozita, transmeton Klan Kosova.