AAK: Anarkinë po e provokon Isa Mustafa me shokë

Autori:Avdyl Pajaziti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se Qeveria e Kosovës dhe shefi i saj, në vend që të reflektojnë pas situatës së mbrëmshme, e cila ishte provokuar krejtësisht prej tyre, dhe të provojnë t’i korrigjojnë veprimet “banditeske” ndaj një deputeti të opozitës, ajo po vazhdon me kursin e konfliktualitetit.

AAK thekson se nuk janë ata që sulmojmë shtetin e as institucionet tij, por kërkojnë pezullimin e marrëveshjeve tuaja që po e çojnë vendin në qorrsokak.

“Ne shprehim keqardhje për lëndimin e qytetarëve dhe policëve, por nuk e marrim përgjegjësinë e kryeministrit për këtë zhvillim. Nuk është Opozita që po përdorë veprime anarkike, por Qeveria dhe Kryeministri, që s’po zgjedhin mjete për ta mbrojtur veten e tyre. Prandaj tërhiquni nga nënshkrimet e dy marrëveshjeve skandaloze, dhe vazhdoni ta qeverisni vendin. Thirrjet në emër të shtetit dhe të popullit, nuk ju justifikojnë nga gabimet e bëra. Është mençuri politike t’i pranoni ato dhe t’i korrigjojmë bashkarisht, ose ta pranoni botërisht se nuk jeni kryeministër i këtij vendi dhe të lëshoni rrugë. Kosova nuk duhet dhe nuk mund të jetë peng i Juaj”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/aak-anarkine-po-e-provokon-isa-mustafa-me-shoke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala