A u vra Papa Gjon Pali I?

Një dhomë e dyllosur. Një kryepeshkop i lidhur me mafian. Një balsamim i kryer me një nxitim të pakuptimtë. Përshtypja e qartë ishte se Vatikani qe në ankth për të fshehur provat. Misteri mbi vdekjen e Papa Gjon Palit I, vazhdon edhe sot pas 37 vjetësh.
Në 26 gusht të vitit 1978, Kardinali Albino Luçiani u zgjodh Papë, vetëm pas votimit të katërt, duke marrë emrin e Gjon Palit I.
Ai vinte nga Belluno, rreth 80 milje në veri të Venecias.
Babai i tij e kishte kaluar shumicën e jetës si punëtor sezonal – murator dhe elektricist – në Zvicër.
Luçiani kishte qenë peshkop i Vitorio Venetos, dhe më pas për 9 vjet Patriark i Venecias.
Ai qe megjithatë pak i njohur jashtë Italisë, ndaj ishte jo pak e habitshme që 111 kardinalë – prej të cilëve vetëm 27 ishin italianë – e zgjodhën atë shumë shpejt.
Kardinali anglez Bazil Hjum e kishte një shpjegim: “Rrallë kam patur një përvojë të tillë të pranisë së Perëndisë…