A u qortua Albulena Haxhiu nga Ambasadori Bosch ?

Ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch pas deklaratës që dha sot, ku tha se deputetja Albulena Haxhiu duhet të japë dorëheqje pas aktit që bëri sot në fillim të seancës për Specialen, u takua me këtë të fundit në hollin e Kuvendit
Haxhiu së bashku me kolegen deputete Puhie Demaku, i kanë sqaruar ambasadorit se pse është bërë një veprim i tillë nga ana e deputetes Haxhiu.
Mësohet se Haxhiu i ka thënë ambasadorit Bosch se Kosova është e pavarur që nga viti 2008, dhe i kërkoi ambasadorit që të mos përzihet në punët e deputetëve dhe rrjedhimisht të shtetit të Kosovës.