A u dogj qëllimisht shtëpia e Xhafer Devës?

Autori:Avdyl Pajaziti

Shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë, gati u dogj e tëra nga zjarri që përfshiu muajin e kaluar. Për objektin që ishte pjesë e trashëgimisë kulturore në familjen Deva, çanë zemra se u dogj qëllimisht.

Megjithëse nuk përmend emra, Bekim Deva – nipi i ish prefekt i Mitrovicës si dhe ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë Shqiptare të viteve 1943-44 – dyshon se shtëpia monument u dogj për interesa të caktuara.

“Mos me na lanë neve qasjen në të”, thotë ai.

Bile, sipas Devës. shtëpia që iu konfiskua familjes pas Luftës së Dytë Botërore nga ish pushteti jugosllav, nuk u kompensua asnjëherë. E, këtë kompensim kjo familje kërkon që nga paslufta.

Në Komunë të dielën nuk qenë të gatshëm të flasin për këtë kontest pronësor, duke paralajmëruar se një gjë të tillë mund ta bëjnë tek pas të martës.

Edhe zyrtarët për trashëgimi kulturore ne këtë qytet thanë se përgjegjëse për të tilla probleme pronësore është Komuna.

Ndryshe, për djegien e shtëpisë monument u pat arrestuar një person si i dyshuar kryesor. /Klan Kosova

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/a-u-dogj-qellimisht-shtepia-e-xhafer-deves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala