A shpenzon energji elektrike mbushësi i celularit, nëse lihet në prizë?

Autori:Avdyl Pajaziti

Sigurisht ju ka ndodhur të gjithëve, ta lini mbushësin e celularit të vendosur në rrymë edhe nëse nuk ka qenë duke e mbushur celularin tuaj.

Por, sa shumë ju kushton kjo juve? A shpenzon shumë rrymë dhe a është kjo arsyeja pse faturat e rrymës janë më të larta?

Adrian Lowery nga Thisismoney.co.uk thotë: “Kam menduar se mbushësit modern nuk kushtojnë asgjë nëse lihen të vendosur në prizë. Duhet të ketë një qark që rryma të kalojë, dhe kur telefoni nuk është i vendosur në mbushës, ai qark thyhet, apo jo? Por, duket se kjo nuk është kështu.”

Përgjigjet e ekspertëve sugjerojnë se ai ka të drejtë. Duket se edhe mbushësit e rinj konsumojnë energji elektrike edhe kur janë vetëm të vendosur në prizë, pa qenë duke e mbushur celularin, transmeton lajmi.net.

Sipas ekspertëve, një mbushës i celularit, i vendosur në prizë edhe kur nuk është duke e mbushur celularin, përdorë 0.25 vat.

Çdo mbushës që është i vendosur në prizë, do të vazhdojë të shpenzojë energji elektrike edhe nëse nuk është duke e mbushur celularin.

Kjo për shkak se mbushësi përmban një transformator i cili e bën mbushësin më të madh dhe më shpenzues se një kabllo e zakonshme e lënë në prizë.

Ky transformator mbetet i lidhur në qark elektrik, dhe kështu shpenzon një sasi të vogël të rrymës. (lajmi.net)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/a-shpenzon-energji-elektrike-mbushesi-i-celularit-nese-lihet-ne-prize/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala