A po planifikohet likuidimi i komandantëve kosovarë!?

Autori:Avdyl Pajaziti

Të paraburgosurit kosovarë Sami Ukshini komandant Sokoli, Ardian Bujari dhe Shefqet Hallaqi po torturohen në mënyrë brutale nga policia maqedonase në burgun e Manastirit, mëson jozyrtarisht Zhurnal.

Torturat ndaj tyre kanë filluar që nga dita e transferimit nga burgu i Shutkës në Shkup. Gardianët dhe disa persona të paidentifikuar keqtrajtojnë në mënyrë çnjerëzore të paraburgosurit shqiptarë.

Këta të paraburgosur thuhet se nuk kanë trajtim mjekësor dhe askush nuk ka të drejtë për ti vizituar. Fatin e njëjtë e kanë edhe të burgosurit tjerë kosovarë të cilët janë transferuar në burgun e Prilepit si Demë shehu, Muhamed Krasniqi –Malisheva dhe Valdet Zekaj dhe Nexhmedin Lika, shkruan Zhurnal.

Brutaliteti bëhet gjatë çdo ore, ku të paraburgosurit maltretohen në formën më shtazarake nga persona të paidentifikuar të cilët janë të maskuar.

“Zhurnal” apelon që urgjentisht të ndërhyjnë Qeveria e Kosovës, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, OSBE-ja që të ndihmojnë të paraburgosurit kosovarë të cilët gjenden në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ditë më parë për transferimin e disa të paraburgosurve kosovarë nga burgu i Shutkës në burgjet në Manastir dhe Prilep raportuan se ky transfer është bërë pa dijeninë e Ambasadorit kosovarë në Shkup, Ylber Hysa.

“Zhurnal” bën të ditur se të paraburgosurit kosovarë janë në mëshirë të fatit dhe dyshohet se autoritetet maqedonase kanë bërë shpërndarjen e qëllimshme në Manastir dhe Prilep për t’iu përgatitur kurth eliminimi në rrethana monstruoze.

Njohësit e mirë të kushteve dhe sjelljeve në këto dy burgje të Maqedonisë për “Zhurnal” deklarojnë se “burgu i Manastirit është vend i tmerrit dhe torturës, ku nuk ka mjek dhe të paraburgosurit keqtrajtohen çdo orë nga njerëz të sigurimit, ku gardianët kanë të drejtë absolute për të torturuar çdo të burgosur”.

Ndryshe, autoritetet kosovare presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa, ministri i Jashtëm Hashim Thaçi assesi nuk marrin veprime konkrete që të shpëtojnë jetërat e të paraburgosurve kosovarë, të cilët deri në aktin e gjykimit janë të pafajshëm.

Ky mosreagim i palës kosovare ndaj Qeverisë së Maqedonisë në mënyrë indirekte nënkupton se Kosova ka “hequr dorë” nga qytetarët e saj të burgosur në Maqedoni, duke iu lejuar kështu autoriteteve maqedonase të bëjnë ç’të duan me ta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/a-po-planifikohet-likuidimi-i-komandanteve-kosovare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala