A po përgatitet opozita për protesta të ardhshme?

Autori:Avdyl Pajaziti

Kriza në nivel qendror, si duket në nivel organizativ për ndonjë protestë të ardhshme, ka filluar të duket edhe në komunën e Therandës.

Bali Muharremaj, deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës por edhe kryetar i Degës së këtij subjekti në Therandë, ka postuar në profilin e tij në Facebook një tekst, ku ka theksuar organizimin për protesta të ardhshme, që mund të organizohen nga opozita.

Teksti i plotë është ky :

Mbrëmë në takimin me Kryesinë e Degës së AAK-së në Therandë dhe me kryetarët e nëndegëve, diskutuam rreth përgatitjeve për protestat e ardhshme të organizuara nga opozita, për kundërshtimin e Zajednicës dhe Demarkacionit me Malin e Zi, dy procese të cilat e dëmtojnë rëndë Kosovën dhe të ardhmen e saj.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Sekretari Organizativ në Nivel Qendror, Blerim Kuqi i cili na njoftoi për organizimin e mëtejshëm.

Ne jemi të vendosur ta ruajmë vendin, para çdo procesi që mund ta dëmtoj atë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/a-po-pergatitet-opozita-per-protesta-te-ardhshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala