A po kolapson Greqia? Finlanda nuk dëshiron marrëveshje me Greqinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Parlamenti finlandez, mes përpjekjeve të shumta të ministrave të Eurozonës për ta zgjidhur problemin me Greqinë, së fundmi ka dhënë shenja se është kundër marrëveshjeve të reja me Greqinë dhe kreditimin e saj të mëtutjeshëm.

Sipas transmetuesit publik finlandez, Yle, partia e dytë më e madhe në Finlandë, Partia Finlandeze, po e shtynë përpara idenë e “Greksitit”, duke kërcënuar se po që se Finlanda e mbështet kreditimin e Greqisë, ata do ta rrëzojnë qeverinë finlandeze, transmeton Indeksonline.

Sistemi parlamentar finlandez përcakton se një grup i caktuar i deputetëve i quajtur “Komiteti i Madh”, është i ngarkuar me dhënien e mandatit ndaj qeverisë për negociimin e kreditimit të Greqisë.

Ndërkaq, bisedimet në Bruksel pritet të rifillojnë gjatë ditës së sotme, pasi ministrat e Eurozonës dështuan që të arrijnë një marrëveshje mbi propozimet e Greqisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/a-po-kolapson-greqia-finlanda-nuk-deshiron-marreveshje-me-greqine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala