A po kërkon Qeveria shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu

Autori:Avdyl Pajaziti

Puna e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu duket se nuk po u pëlqen anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Burime të ORAinfo brenda Qeverisë së Kosovës, theksojnë se tashmë është duke u përgatitur një plan për shkarkimin e rektorit Zejnullahu, dhe ky plan mendohet të realizohet përmes anëtarëve te rinj të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës. ORAinfo ka kontaktuar me disa prej anëtarëve të rinj të KD-së lidhur për këtë çështje. Isa Qosja është njëri ndër anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të UP-së. Në një prononcim për ORAinfo, Qosja ka shpjeguar se nuk ka ndonjë informatë sa i përket kësaj çështje.

“Nuk e di se çfarë do të bëhet, ne ende nuk e kemi mbajtur ndonjë takim të përbashkët. Ne do të ulemi me Këshillin dhe to të vlerësojmë edhe këtë çështje”, ka thënë Qosja.

Edhe anëtari tjetër i Këshillit Drejtues, Kemajl Bislimi, nuk ka ndonjë informatë lidhur me çështjen e votimit për shkarkimin e rektorit Zejnullahu.
“Unë ende nuk kam ndonjë informatë të kësaj natyre, andaj nuk mund të deklarohem për këtë gjë”, ka thënë Bislimi. Bislimi e ka vlerësuar punën e rektorit.

“Puna e rektorit është për t’u vlerësuar, në kushtet dhe rrethanat të cilat ai ka punuar”, ka thënë Bislimi për ORAinfo.

Ndryshe, disa pjesëtarë të Shoqërisë Civile, kanë bërë thirrje të mbështetet rektori Zejnullahu sepse sipas tyre ky rektor i ka larguar partitë politike nga Universiteti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/a-po-kerkon-qeveria-shkarkimin-e-rektorit-ramadan-zejnullahu/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala