A po e humb Washingtoni interesimin për Kosovën?

Autori:Avdyl Pajaziti

ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson, paralajmëron, se me mos gatishmërinë që të kalohet Specialja ka rrezik të madh që të humb fokusi i Washingtonit ndaj Kosovës.

Ajo ka thënë se SHBA-të nuk mund t’i ndihmojnë Kosovës, nëse Kosova nuk dëshiron t’i ndihmojë vetës.

“Kur Qeveria ecën përpara me çështjet e rëndësisë strategjike për ne, siç janë dialogu dhe Gjykata Speciale, atëherë është shumë më lehtë për neve për ta mbajtur nivelin e vëmendjes dhe të entuziazmit në Washington për Kosovën sesa kur nuk e bëjnë këtë. Dhe më lejoni të jem mjaft e sinqertë, veçse e kam vërejtur në Washington fillesën e uljes së interesimit për ta ndihmuar Kosovën p.sh. me çështjen e njohjeve bilaterale apo anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, për shkak se Kuvendi ka dështuar për ta miratuar Gjykatën Speciale”, ka thënë për “Zëri”, Jacobson.

Por, sipas saj kjo është diçka që Kuvendi mund ta ndryshojë, por nëse nuk e ndryshojnë, “atëherë është shumë e natyrshme që në këtë botë me kaq shumë probleme dhe me aq shumë pjesë, në të cilat Shtetet e Bashkuara përqendrohen…, ne gjithmonë do të jemi mike e Kosovës, por është e natyrshme që vëmendja të shpërqendrohet në pjesë të tjera nëse Kosova nuk është në gjendje që të lëvizë përpara me Gjykatën Speciale.”, ka thënë Jacobson. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/a-po-e-humb-washingtoni-interesimin-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala