A na bën Facebook budalla? Ja çfarë thotë ky studim

Autori:Gazeta Fjala

Nëse e keni gjetur këtë artikull në Facebook, atëherë na vjen keq por minutat e fundit që i keni kaluar ju kanë bërë më budalla…

Nejse, kjo është pak e ekzagjeruar, megjithatë një studim i fundit thotë që rrjetet sociale mund të ua ulin nivelin e inteligjencës për shkak të ‘konfirmimit të paragjykimit’, raporton lajmi.net.

‘Konfirmimi i paragjykimit’ është një tendencë e jona që na bën të kërkojmë mbështetje dhe validitet në besimet tona – edhe nga informacionet e keqinterpretuara – në vend se të konsiderojmë mundësi alternative, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, ky studim i ri sugjeron që për shkak të Facebook, ‘konfirmimi i paragjykimit’ mund të bëjë që informatat e gabuara të shpërndahen me shpejtësi (p.sh., statistika jokorrekte politike që i riafirmojnë besimet, ose edhe teoritë konspirative).
Studimi i bërë gjatë viteve 2010-2014, i ka analizuar sjelljet e përdoruesve të Facebook.
Gjatë këtyre viteve, studimi kishte analizuar sesi teoritë konspirative, lajmet e reja të shkencës, si dhe ‘hajgaret’ ishin shpërndarë aq shpejtë në Facebook.
Studimi ka zbuluar se përdoruesit e Facebook zgjidhnin të shpërndanin artikuj që përmbanin ideja që këta i pranonin, ndërsa i injoronin ato që këta si pranonin – gjë e cila ka kuptim, transmeton lajmi.net.
Prandaj, si na bën kjo më budalla?

Përderisa ne nuk jemi duke kërkuar pikëpamje dhe mendime ndryshe nga tonat, atëherë ne me qëllim jemi duke e rrethuar vetën vetëm me pikëpamje që ne i përkrahim – dhe kështu ne nuk jemi duke mësuar gjëra të reja, por jemi duke u bërë më budalla. /

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/a-na-ben-facebook-budalla-ja-cfare-thote-ky-studim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala