A mund të bllokosh Mark Zuckerberg në Facebook?

Autori:Avdyl Pajaziti

Një përdorues i Reddit, i cili u përpoq të bllokonte Mark Zuckerberg në Facebook, zbuloi se kjo është e pamundur. Mesa duket personi i vetëm në botë që nuk mund ta fshish nga rrjeti social është vetë pronari i tij.

Përdoruesi i Reddit ka postuar fotot teksa tentonte të bllokonte kreun e Facebook, por ajo tregonte një mesazh gabimi.

Por pse?

Një zëdhënës i Facebook ka thënë për Mashable se kjo ndodh pasi shumë njerëz janë përpjekur të bllokojnë shefin: “Në rrethana shumë të rralla, një fushate virale do të udhëzonte shumë njerëz të bllokonin në mënyrë të gabuar të njëjtin person. Ky sistem është bërë kështu për të mbrojtur persona me eksperiencë nga fushata të tilla”, ka thënë ai./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/a-mund-te-bllokosh-mark-zuckerberg-ne-facebook/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala